Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Eurodeputeti estonez Riho Terras zgjidhet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian

Eurodeputeti estonez Riho Terras zgjidhet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian

Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”, transmeton Gazeta Express. Terras që do të pasojë në këtë pozitë politikanen gjermane Viola von Cramon, është politikan estonez dhe ish-oficer ushtarak që është bërë anëtar i Parlamentit Evropian më 1 shkurt 2020.

Ai gjithashtu ka qenë komandant i Forcave të Mbrojtjes së Estonisë nga viti 2011 deri në vitin 2018, dhe është graduar gjeneral në vitin 2017, ndërsa në mandatin e mëparshëm të Parlamentit Evropian ka qenë kryetar i delegacionit kombëtar të grupit PPE për Estoninë dhe është një anëtar i Komisionit për Industri, Kërkim dhe Energji.

Për Serbinë është emëruar raportues Tonino Picuala, një politikan kroat. Për Bosnjë-Hercegovinën do të jetë deputeti çek Ondrej Kolar nga PPE, raportues për Malin e Zi do të jetë deputeti slloven Marjan Sarec nga grupi Reneë Europe, raportues për Maqedoninë e Veriut do të jetë austriaku Thomas Ëeitz nga grupi i Gjelbërve dhe raportues për Shqipërinë do të jetë politikani austriak Andreas Schider nga radhët e socialistëve dhe demokratëve.

Powered by WordPress