Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lagjet në Prishtinë ku kushtojnë më së liri banesat aktualisht

Lagjet në Prishtinë ku kushtojnë më së liri banesat aktualisht

Endrit Pllashniku, analist i të dhënave, ka publikuar një infografikë me çmimet e banesave në shitje në lagjet e Prishtinës.

Sipas kësaj infografike, më së liri kushtojnë banesat në te Prishtina e Re, Lagjen e Spitalit, Mati 1 dhe Rrugën A. Në këto lagje, çmimi mesatar për metër katror sillet rreth 1 mijë e 200 euro.

Ndërkohë, çmimet më të larta apo mbi 2 mijë euro për metër katror janë për banesat që gjenden në Qendër, Dardani, Lakrishtë dhe Ulpianë.

Në qendër, çmimi mestar për metër katror është 2 mijë e 380 euro, në Dardani 2 mijë e 212 euro, në Lakrishtë 2 mijë e 136 euro dhe në Ulpianë 2 mijë e 73 euro.

“Nëse jeni duke hulumtu tregun për blerje të banesës në Prishtinë, ja një pasqyrë e çmimeve mesatare për m² (përjashtuar penthouse) në disa nga lagjet kryesore të Prishtinës! Të dhënat janë mbledhur nga platformat e real estate-it në Kosovë dhe përfaqësojnë çmimet e kërkuara nga shitësit. Në gjithë qytetin, çmimi mesatar i ponderuar për m² është €1367, ndërsa mediana e çmimit është €1250, që do të thotë se gjysma e të gjitha banesave të listuara për shitje kanë çmimin mbi €1250 për m2”, ka shkruar Pllashniku.

Powered by WordPress