Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një lagje e Prishtinës të enjten do të mbetet pa ujë për shkak të një dëmtimi.
“Për shkak të një dëmtimi në rrjetin e ujësjellësit nga një Operator Ekonomik, sonte lagjja Kalabria mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm”, thuhej në njoftim teksa nuk është bërë e ditur se kur do të sanohet ky problem.