Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > PSD e vendos deklaratën e Liburn Aliut për autostradën në rrugën Prishtinë- Gjilan

PSD e vendos deklaratën e Liburn Aliut për autostradën në rrugën Prishtinë- Gjilan

Partia Socialdemokrate ka ndërmarrë një aksion simbolik. Ajo ka vendosur mbishkrimin “Po pritoj me fol për autostradë” në rrugën Prishtinë- Gjilan.

 

“Thanë që autostrada është thuajse e përfunduar e pastaj që premtimi ishte i gabuar se kryeministri u vu në lajthitje. Sot e asaj dite, plot një mandat dhe autostrada është e papërfunduar, e Anamorava, nëse jo e izoluar, rrezikon jetën në rrugën e vjetër për Prishtinë e pa urë në Badobvc.”

PSD ka thënë se janë vënë në lajthitje qytetarët e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë, “të cilëve nuk prituat t’ua kapni votën me premtime e mashtrime”.

“Hezitoj dhe pritoj të flas sepse kemi pengesa dhe zvarritje…nuk mund të ju jap datë”, ka thënë Ministri Aliu më 23 tetor të këtij viti, kur ishte pyetur se kur do të përfundojë ndërtimi i autostradës.

 

 

Powered by WordPress