Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bajrami i reagon zv/ministrit të VV’së: Doracaku u botua në vitin 2023, përgjegjesia duhet t’i kërkohet Arbërie Nagavcit

Bajrami i reagon zv/ministrit të VV’së: Doracaku u botua në vitin 2023, përgjegjesia duhet t’i kërkohet Arbërie Nagavcit

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i është drejtuar pushtetit duke i thënë se përmes doracakut për edukatë seksuale kanë prekur në fëmijë.

Ajo ka shtuar se duhet të kërkohet përgjegjësi nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Bajrami ka thënë se doracakët janë botuar në vitin 2023 dhe se kurrikula kërkon edukim seksual por “përmbajtja e doracakëve të Nagavcit flet për praktikim perverz”.

Ish ministrja e Arsimit ka thënë se përgjegjësia kryesore i takon kryeministrit Kurti që “ende e mban në pozitë” ministren Nagavci.

Bajrami i ka quajtur ata “shpifësa, manipulatë dhe të pamoralshëm”.

Powered by WordPress