Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > PDK e LDK refuzojnë ofertën e Haradinajt për postin e kryeministrit

PDK e LDK refuzojnë ofertën e Haradinajt për postin e kryeministrit

Propozimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, që për postin e kryeministrit të ketë rotacion në qeverisjen e ardhshme, i janë përgjigjur dy partitë opozitare PDK dhe LDK.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu për RTV21 tha se janë te gatshëm për bashkëpunim pas zgjedhor, por jo për postin e kryeministrit. Sipas tij, Bedri Hamza është kandidati me i mirë për kryeministër qe duhet ta ketë Kosova.

‘’E para t’i fitojmë zgjedhjet dhe pastaj numrat i kanë përcaktuar koalicionet. Por, Lëvizja Vetëvendosje duhet të shkojë në opozitë për shkak të dështimit katër vjeçar të saj. Qytetarët kanë ditë më bë ndryshimin dhe vlerësimin dhe jam i bindur që PDK-ja me kandidatin e saj për kryeministër Bedri Hamza do t’i fitoj zgjedhjet dhe Bedri Hamza do të jetë kryeministër i cili mund të bëjë ndryshimin sa i përket zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të mirëqenies. Pastaj krejt varët prej numrave. Nëse partitë opozitare i kanë numrat më bë Qeverinë, sigurisht që mund të ketë një koalicion të tillë. Unë besoj që Kosova nuk ka një kandidat më të mirë për kryeministër se Bedri Hamza’’, tha Haxhiu.

Ndërkohë, deputeti i LDK-se, Driton Selmanaj për RTV21 thotë se kushti i vetëm për bashkëpunim me partitë e tjera politike pas zgjedhjeve është që Lumir Abdixhiku, të jetë kryeministër i Kosovë.

“LDK-ja e ka një vendim tashmë të proklamuar që e ka vetëm një kusht edhe ne mund të bëhemi pjesë e koalicioneve qeveritare por kushti është që kryeministri i ardhshëm i këtij vendi të jetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ne me këtë kusht hyjmë në çfarëdo negociatash, çfarëdo bisedime për të draftuar një koalicion eventual pas zgjedhor. Nuk kemi vija të kuqe me askënd, jemi të gatshme të bashkëpunojmë me secilin, por kushti jonë është që LDK-ja dhe kryetari i jonë të jetë në krye të Qeverisë sepse jemi të bindur që krejt historia e re e Kosovës dhe e kësaj demokracie ka dëshmuar se sa herë që LDK-ja ka udhëheq me vendin ka pasur shumë dobi për shtetin e Kosovës në cdo aspekt. Kosova nuk ka pasur një përvojë të tillë dhe nuk e besoj se një eksperiment i tillë do t’i bëjë mirë Kosovës’’, tha Selmanaj.

Powered by WordPress