Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit të festës së Ditës së Mbretit.
Kurti në këtë ngjarje shprehu mirënjohje për mbështetjen e Belgjikës ndaj Kosovës që nga ditët e vështira për vendin.
Ai shtoi se megjithatë marrëdhëniet mes vendeve duhet të përmirësohen.
“Kryeministri theksoi se lidhjet tona diplomatike janë më të ngushta se kurrë, tani që nga viti i kaluar kemi edhe ambasadorin me kompetenca të plota, Cuvelier por se pavarësisht kësaj duhet të punojnë edhe më shumë në përmirësimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike, duke u shprehur optimistë për të ardhmen e marrëdhënieve tona në të gjitha fushat, nga politika dhe ekonomia, deri te kultura dhe çështjet sociale”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.