Ka dështuar në mungesë kuorumi, që të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Në rend dite, sot në komision ishte paraparë shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2025.
Të pranishëm në këtë komisionin ishin vetëm disa deputetë të mazhorancës.