Gjoshi përmes një shkrimi në Facebook tha se saherë që i viziton ata i gjen me moral të lartë dhe besim të plotë në të drejtën e popullit të Kosovës për liri.
Postimi i plotë:
Sot, për të disatën herë gjatë këtyre katër viteve, isha në vizitë tek drejtuesit e UÇK-së, që po mbahen që 4 vite padrejtësisht.
Kam pasur fatin e madh që të shërbej në Partinë Demokratike të Kosovës gjatë udhëheqjes së saj nga dy kryetarët, Thaçi dhe Veseli. E kam parë nga afër angazhimin e tyre për Kosovën.
Gjithmonë më ka bërë përshtypje atdhedashuria e madhe e tyre që nuk mbaron kurrë, edhe kur janë këtu dhe nuk janë të lirë.
Sa herë që vij këtu, i gjej me moralin e lartë dhe besimin e plotë në të drejtën e popullit të Kosovës për liri.
Forca e tyre është frymëzim për angazhimin tonë politik për Kosovën.
Nga këtu, përcjell të falat e tyre dhe urojmë që sa më parë të jenë pranë familjeve dhe qytetarëve të Kosovës !