Komuna e Podujevës është bërë me objekt të ri të Urgjencës, falë bashkëpunimit të komunës me Organizatën “Qatar Charity”.
Ky projekt ka kushtuar 1.7 milion euro, prej të cilave 600 mijë euro janë investuar nga Komuna e Podujevës, kurse 1.1 milion euro nga kjo organizatë.
I pranishëm në përurim ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti , si dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.