Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kabineti i Presidentit të Malit të Zi: Jemi informuar për hetimet që po bëhen rreth kërcënimit të mundshëm të sigurisë së tij

Kabineti i Presidentit të Malit të Zi: Jemi informuar për hetimet që po bëhen rreth kërcënimit të mundshëm të sigurisë së tij

 

Zyra për Informim e Presidentit të Malit të Zi Jakov Milatoviq janë njoftuar se është duke u hetuar besueshmëria e informacionit për kërcënimin e mundshëm të sigurisë së presidentit.

Në një reagim për të mediumin malazez Pobjeda, zyra e presidentit Milatoviq thotë se përveç atyre që janë publikuar nëpër media, nuk kanë asnjë informacion tjetër shtesë.

“Kabineti i Presidentit të Malit të Zi është informuar se është duke u shqyrtuar besueshmëria e informacionit për kërcënimin e mundshëm të sigurisë së presidentit të shtetit, Jakov Milatoviq. Nuk kemi marrë detaje të tjera. Jemi të informuar se organet kompetente kanë marrë parasysh dhe përpunuar sa më sipër dhe jemi në pritje të informatave të mëtutjeshme”, njoftoi Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Presidentit të Malit të Zi.

Reagimi vjen pas lajmit se në Mal të Zi, është duke u hetuar informacioni për kërcënimin e mundshëm ndaj presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Vijesti thekson se Agjencia e Sigurisë Kombëtare është duke verifikuar disa akuza.

Drejtoria e Policisë bëri të ditur se shërbimi sekret i ka njoftuar për disa informacione që janë në fazë verifikimi.

Ata theksojnë se Milatoviq tashmë po mbrohet me masa “në një nivel të konsiderueshëm”.

Sipas tekstit të gazetës, ANB-ja është njoftuar së fundmi nga një burim i huaj për një kërcënim të mundshëm ndaj Milatoviqit, i cili është bërë i ditur nga zyra e presidentit dhe Drejtoria e Policisë.

Zyra e Milatoviqit e ka konfirmuar këtë informacion për Vijesti, ndërsa ANB nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës.

Nga Drejtoria e Policisë kanë thënë se për momentin nuk është në rrezik siguria e Milatoviqit, por se janë duke i kontrolluar informacionet për këtë mundësi, pa dhënë më shumë detaje për shkak të natyrës së informacionit.

Burimi i Vijesti tha se ANB ishte informuar për vrasjen e mundshme të Milatoviqit nga dy burime të lidhura nga dy vende të Ballkanit Perëndimor dhe se organizatori i supozuar është një oficer në pension i një ish-ushtrie në rajon. Ndërsa autori i menjëhershëm do të ishte një person nga Mali i Zi.

Powered by WordPress