Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vitia parasheh se strategjia sektoriale për shëndetësi do të ofroj kushte më të mira mjekësore

Vitia parasheh se strategjia sektoriale për shëndetësi do të ofroj kushte më të mira mjekësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se miratimi i Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë, është hartuar me qëllim të zhvillimit të një vizioni dhe qasje strategjike në kuadër të vazhdimësisë së reformave nëpër të cilat është duke kaluar sektori i shëndetësisë.

“Sot mbajtëm mbledhjen e Qeverisë ku një nga pikat ishte Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë. Miratimi i Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë. Ky sektor prek çdo ditë jetën e qytetarëve, është i domosdoshëm sepse na prek të gjithëve në arritjet tona për përmirësimin e strategjisë shëndetësore. Kjo Strategji është hartuar me qëllim të zhvillimit të një vizioni dhe qasje strategjike në kuadër të vazhdimësisë së reformave nëpër të cilat është duke kaluar sektori i shëndetësisë”, tha Vitia.

Vitia tha se kjo strategji ka dhe mbulueshmëri financiare.

“Pas miratimit të draftbuxhetit të ndarjeve buxhetore, kjo strategji ka edhe mbulueshmëri financiare. Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë, ka synim përmirësimin e kushteve të qytetarëve”, tha Vitia.

Powered by WordPress