Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Refuzohet kërkesa e Alban Hysenit për shpërbërjen e Kuvendit të Komunës së Gjilanit

Refuzohet kërkesa e Alban Hysenit për shpërbërjen e Kuvendit të Komunës së Gjilanit

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për shpërbërjen e Kuvendit Komunal dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Lidhur me këtë vendim, asambleisti i LDK-së në Gjilan, Gentrit Murseli, ka bërë thirrje publike që Hyseni të pranojë shqyrtimin e kërkesave të opozitës dhe të ofrojë një zgjidhje për situatën e krijuar, e cila, sipas tij, nuk është në të mirën e askujt.

Murseli ka theksuar se kërkesa për shpërbërjen e Kuvendit është joligjore dhe dëshmon mungesën e gatishmërisë së kryetarit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut dhe kompromisit.

“Veproni menjëherë,” shkroi ai, “sepse interesi i përgjithshëm është më i rëndësishëm sesa kalkulimet politike.”

Powered by WordPress