Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Merr fund përfundimisht martesa e Chiara Ferragni dhe Fedez

Merr fund përfundimisht martesa e Chiara Ferragni dhe Fedez

Martesa e Chiara Ferragni dhe Fedez duket se ka marrë fund pas gjashtë vitesh dhe dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria.

Sipërmarrësja dixhitale dhe reperi janë gati të nënshkruajnë një marrëveshje ndarjeje dhe divorci, duke i dhënë kështu fund një lidhjeje që kishte bërë miliona fansa të ëndërrojnë.

Në muajt e fundit, fansat e Ferragnit janë përballur me tensione publike, me sharje në mediat sociale, disting muzikor dhe thashetheme për pabesi të supozuara , duke nxitur mjaft polemika dhe që kanë vazhduar për javë të tëra.

Sipas thashethemeve të fundit për ish-çiftin, të dy kanë arritur kështu një marrëveshje konsensuale ndarjeje.
Sipas tyre, Chiara Ferragni ka vendosur të merrej tërësisht me mirëmbajtjen e fëmijëve të saj, Leone dhe Vittoria, duke refuzuar çdo kontribut financiar nga ish-bashkëshorti. Fedez, nga ana e tij, do të kishte pranuar të mbulonte shpenzimet e shkollës, shëndetit dhe sportit të fëmijëve.

Powered by WordPress