Trupat e pajetë të tre fëmijëve u gjetën në një shtëpi në Taninges, afër Cluses, në veri-lindje të Annecy.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat franceze, duke cituar burime gjyqësore.
Fëmijët e vdekur ishin të moshave përkatësisht 2, 11 dhe 13 vjeç.
Ka qenë babai i fëmijëve që ka thirrur xhandarët. Aktualisht është në kërkim nëna, e cila duket se vuante nga çrregullime mendore.
Në atë zonë u mobilizuan rreth gjashtëdhjetë xhandarë. Fëmijët, raportojnë burimet, janë vrarë me një armë me teh.