Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bulliqi flet për dy të miturat që u therën me thikë në Ferizaj, thotë se janë nga Besiana

Bulliqi flet për dy të miturat që u therën me thikë në Ferizaj, thotë se janë nga Besiana

Shpejtim Bulliqi, kryetari i Komunës së Besianës ka njoftuar se dy të miturat M.B. dhe L.B. që u sulmuan me thikë në Ferizaj janë nga komuna që udhëheq vetë Bulliqi.

Bulliqi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka njoftuar se gjendja e dy të miturave është stabile. Ai ka bërë të ditur se që të dyja i përkasin komunitetit ashkali dhe janë nga Besiana.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Klinikën Intenzive në QKUK e kam vizituar M.B. 12 vjeçare nga Podujeva, e cila së bashku me motrën e saj L.B 15 vjeçare para dy ditësh u përballën me një rast të rëndë në Ferizaj. Të dyja këto dhe dy persona tjerë u sulmuan me thikë nga një person tjetër, por nga të gjithë M.B. e kishte gjendjen më të rëndë”, shkruajti Bulliqi.

“Për fat të mirë, gjendja e vajzës që ndodhet në Klinikën Intezive në QKUK ka filluar të stabilizohet. Motrat M.B. dhe L.B. i përkasin komunitetit ashkali dhe janë nga Podujeva”, vijon shkrimi i tij.

“Për këtë rast sot do të nxjerr një vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen. Iu dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në këtë rast të rëndë”, përfundon Bulliqi.

Powered by WordPress