Ish-kryeministri britanik Boris Johnson, ka deklaruar se trupat britanike mund të përfundojnë duke u dërguar në Ukrainë nëse Donald Trump ndalë mbështetjen amerikane për Kievin.
Humbja e Ukrainës do të çonte në “një kërcënim edhe më të madh për kufijtë tanë, kufijtë e kontinentit evropian kudo ku demokracitë përballen me Rusinë”, tha ai për GB News.
Johnson tha se vendimi i SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë për të mbështetur Ukrainën, ishte një “investim i arsyeshëm” për të mbrojtur “sigurinë tonë kolektive”.
Nëse Rusia do të ringjallet për shkak të humbjes së mbështetjes për Kievin, kjo siguri do të “degradohej”, paralajmëroi ai, duke shtuar se Britania e Madhe më pas do të duhet të paguajë për të dërguar trupa britanike për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës.
Gjatë intervistës Johnson gjithashtu tha se Trump “ka zëra të ndryshme në veshin e tij” sa i përket Ukrainës – përfshirë disa republikanë që janë “futur” nga Vladimir Putini.
Megjithatë, ai vuri në dukje mbështetjen e mëparshme të presidentit të zgjedhur për Ukrainën.