Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka njoftuar për ndarjen nga jeta e nënës së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha bëri të ditur se nëna e tij, Gjylie Veseli, vdiq sonte, teksa varrimi do të bëhet nesër, në Saradran të Istogut.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Të dashur miq dhe familjarë,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sonte është ndarë nga jeta nëna jonë e dashur, Gjylie Veseli Berisha. Varrimi do të bëhet nesër 13,11,2024 në ora 14:00 në fshatin Saradran në varrezat e familjes Berisha, Komuna e Istogut. Për orarin e pritjes së ngushëllimeve do t’ju informojmë në vijim.
Me respekt,
Familja Berisha dhe Veseli