Gjatë një interviste për RTK, ai ka thënë se në bazë të të dhënave që i posedojnë, numri i ndërtimeve ka vazhduar duke u rritur, ndërkaq shitjet janë ulur.
Por, ai ka shtuar se çmimet kanë vazhduar të rriten në mënyrë drastike.
“Kemi rritje të ndërtimeve, por kemi rënie të shitjev dhe ngritje të çmimeve. Ngritje drastike të çmimeve, kërkesa për blerje ka ra nëse flasim për periudhën 2022 deri në fund të 2023 ose fillim 2024 është 50-60% rënie e shitjeve ndërsa ndërtimi ka vazhdu, nuk ka ndonjë shkëputje bëzë të dhënave që i kam është në ngritje”, ka thënë ai.