Ai tha se është i shqetësuar “që organizatat ndërkombëtare të cilat kanë pikëpamje liberale dhe që i financojnë këto politika në shumë vende të botës kanë arritur që brenda kësaj kurrikule ta kontrabandojnë një agjendë degjeneruese dhe shfrenuese për fëmijët e cila s’ka të bëjë asgjë me edukimin seksual shëndetësor” .
Bytyqi tha se kjo kurrikulë “ka të bëjë me humbjen e turpit të fëmijëve”.
Ai vazhdoi duke thënë se “nuk ka nevojë që fëmiu të edukohet që mund të mos jetë djalë”.
“Kjo është një agjendë ekstreme liberale që është shtrirë në shumë vende të botës perëndimore dhe po tentohet të shtrihet edhe në Kosovë”, shtoi ai.
Bytyqi tha se kjo kurrikulë është në fuqi nga viti 2023.
“Kjo është obligative për arsimtarë dhe mësues”.