Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nuk u paraqit askush nga Prokuroria, dështon sërish seanca ndaj të akuzuarit për sulm të vëllait

Nuk u paraqit askush nga Prokuroria, dështon sërish seanca ndaj të akuzuarit për sulm të vëllait

Për shkak se askush nga Prokuroria nuk është paraqitur në seancë që ishte planifikuar të mbahet të martën, është shtyrë seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Xhevdet Sheqiri akuzohet se ka sulmuar vëllanë e tij.

Po ashtu, për të njejtën arsye është shtyrë edhe seanca e cila ishte planifikaur të mbahet me datën 2 tetor 2024.

Gjyqtari i vetëm gjykues, Dibran Jusufi, njoftoi se për seancën e sotme kanë qenë të njoftuar të gjitha palët përfshirë këtu edhe Prokurorinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur më këtë, gjyqtari Jusufi tha se do të njoftohet edhe Kryerprokurori i Shtetit.

Në këto rrethana, seanca e sotme është shtyrë për një datë tjetër.

Ndryshe sipas aktakuzës së ngritur më 14 maj 2020, i pandehuri Xhevdet Sheqiri me datë 9 prill 2020, në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshje me tani të dëmtuarin Mustafë Sheqiri rreth punimeve në oborrin e shtëpisë së tyre ku i dëmtuari kishte qenë duke punuar, i pandehuri me dashje fillimisht ka hipur në veturën e tij dhe është nisur në drejtim të dëmtuarit i cili po qëndronte së bashku me bashkëshorten e tij ulur në tavolinë dhe kishte goditur tavolinën dhe karriget, deri sa i dëmtuari së bashku me bashkëshorten e tij kishin arritur të largohen nga aty.

Me këtë, i njëjti akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184, par.1 të Kodit Penal.

Powered by WordPress