Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përfundon intervistimi i ministres Rizvanolli, u mor në pyetje si dëshmitare për një çështje që është nën hetimin e Prokurorisë Speciale

Përfundon intervistimi i ministres Rizvanolli, u mor në pyetje si dëshmitare për një çështje që është nën hetimin e Prokurorisë Speciale

Ka përfunduar intervistimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Nga Prokuroria Speciale në Prishtinë kanë konfirmuar se Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është duke u intervistuar me ftesë të kësaj prokurorie. Rizvanolli po intervistohet në cilësinë e dëshmitares, kanë konfirmuar nga Prokuroria Speciale.

“Ju informoj se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Powered by WordPress