Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti viziton poligonin ushtarak në Babaj ku po servohet bifteku, thotë se ndjehet krenar me ushtarët

Kurti viziton poligonin ushtarak në Babaj ku po servohet bifteku, thotë se ndjehet krenar me ushtarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i pranishëm sot në ditën e vizitorëve, në ushtrimin fushor “Ujku i çeliktë”, të Forcës së Sigurisë e Kosovës (FSK), i cili u mbajt në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Gjakovë.

Kurti tha se ndihet krenarë sa herë është afër ushtarëve të FSK-së.

“Jam shumë i lumtur të dëshmoj përparimin e ushtrisë në një kohë rekord. Ndihem krenarë sa herë jam pranë juve. Në këtë terren këtu jeni duke u stervitur dhe dëshmuar strategjitë ushtarake, për të mbrojtur lirinë që u arrit me shumë gjak e djersë. Armatimet e reja deshmi e qartë për të pergatitur ushtrinë të përballojë çdo sfidë globale. Sot derisa ju shoh të përgatitur ju them se jeni frymëzim për ne. Dëshmuam se po bëhemi gati me zell e disiplinë të lartë. “Ujku i çeliktë tregon shpirtin tuaj ushtarak. Më shumë investim në ushtri, më shumë siguri për qytetarët. Përgëzoj çdo ushtar, e çdo oficer, mbani lart nderin e krenarinë e vendit tonë, i dilni zot vendit tonë. Jeni mburoja më e mirë e vendit tonë. Na bëni krenarë edhe këtë herë si përherë”, ka thënë Kurti.

Powered by WordPress