Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Opozita dorëzon kallëzim penal ndaj ministres Nagavci për subvencionimin e teksteve shkollore

Opozita dorëzon kallëzim penal ndaj ministres Nagavci për subvencionimin e teksteve shkollore

Sot, anëtarët e Komisionit Hetimor për Tekstet Shkollore kanë dorëzuar një kallëzim penal kundër ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në Prokurorinë Speciale.

Kallëzimin penal e kanë dorëzuar deputetët njëherit dhe antarët e këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj (kryetar), Ardian Kastrati (nënkryetar), dhe deputetët Bekim Haxhiu, Vlora Dumoshi dhe Agim Veliu.

Kryetari i Komisionit Hetimor për Subvencionimin me tekste shkollore, Shemsedin Dreshaj ka njoftuar se ka shkelje me bazë ligjore në raportin final të procesit në intervistimin e zyrtarëve të arsimit në vend.

“Komisioni Hetimor për Subvencionimin e Teksteve shkollore për vitin 2023/2024, ka punuar me mandate nga Kuvendi I Kosovës. Ka përmbyllur një proces të intervistimit në prani të ekspertëve të emëruar nga mazhoranca dhe opozita. Ky proces është mbyllur me një raport final, i cili ka mjaft gjetje të shkeljeve ligjore dhe ka bazë për hetimin e mëtejmë prokurorial lidhur me përgjegjësinë e individëve që janë marrë me këtë proces”, u shpreh Dreshaj para mediave.

Powered by WordPress