Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Presidenti i Azerbajxhanit: Nafta është dhuratë e Zotit, të mos fajësohen vendet që e kanë dhe e tregtojnë

Presidenti i Azerbajxhanit: Nafta është dhuratë e Zotit, të mos fajësohen vendet që e kanë dhe e tregtojnë

 

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se nafta, gazi dhe burimet tjera natyrore janë “një dhuratë” e Zotit.

Ai këto komente i bëri nga konferenca për ndryshimet klimatike COP29 në Baku të Azerbajxhanit ku janë mbldhur liderët nga rreth 200 vende. Ata do të diskutojnë gjithashtu se si vendet do të kufizojnë rritjen afatgjatë të temperaturës globale në 1.5C – një objektiv i vendosur nga Marrëveshja e Parisit në vitin 2015.

“Pjesa e Azerbajxhanit në emetimet globale të gazit është vetëm 0.1%”, tha Aliyev, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Më duhet t’i sjell këto shifra në vëmendjen e audiencës sonë, sepse menjëherë pasi Azerbajxhani u zgjodh si vendi pritës i COP29, ne u bëmë objektiv i një fushate të koordinuar, të mirorkestruar shpifjesh dhe shantazhi”, thotë Aliyev.

Ai u ankua pasi vendimi për të mbajtur COP29 në kryeqytetin e Azerbajxhanit është kritikuar për shkak të lidhjeve të vendit me naftën dhe gazin.

“Mediat perëndimore të lajmeve të rreme dhe të ashtuquajturat OJQ të pavarura dhe disa politikanë, sikur [ata] po konkurronin në përhapjen e dezinformatave dhe informacioneve të rreme për vendin tonë”, shton ai.

Aliyev e quan naftën, gazin dhe burimet e tjera natyrore një “dhuratë të Zotit” dhe thotë se vendet nuk duhet të fajësohen për posedimin e tyre apo nxjerrjen e tyre në treg.

Powered by WordPress