Valmir Elezi zëdhënës në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka folur rreth procesit të votimit për diasporën.
Ai ka treguar se në procesin e votimit janë regjistruar më shumë se 15 mijë shtetas të Kosovës.
“Procesi i regjistrimit për bashkëatdhetarët tonë ka filluar nga data 29 gusht dhe do të përfundojë me datën 26 dhjetor, deri me datën 11 nëntor pra të datës së djeshme, numri i shtetasve kosovar të cilët kanë aplikuar për tu regjiatruar janë 15 mijë i diçka persona”, tha ai në Kanal10,.
Elezi ka shtuar se ka nga ata persona edhe të cilëve po ju anulohet e drejta e votimit përshkak të mospërahtatjes së rregullave të vendosura.