Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Peci: Asnjë borxh ndaj fermerëve, buxheti për 2025 është një ndryshim i vërtetë

Peci: Asnjë borxh ndaj fermerëve, buxheti për 2025 është një ndryshim i vërtetë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur për miratimin e buxhetit për vitin 2025, në lexim të parë, ku thekson që arrin në 90 milionë euro nga buxheti i konsoliduar dhe mbi 100 milionë euro me financim nga partnerët ndërkombëtarë.

Peci theksoi se ky është vit i dytë me radhë që përmbushen premtimet për mbështetje të konsiderueshme për fermerët.

Ai gjithashtu theksoi se për të tretin vit radhazi, asnjë obligim financiar ndaj fermerëve nuk ka mbetur i pa përmbushur.

E plotë:

✅Ja çka është ndryshimi..☀️Sot aprovuam buxhetin për vitin 2025 me 90 milionë euro nga buxheti i konsoliduar e mbi 100 milion me partneritetet ndërkombëtare. Vlen të theksohet se në vitin 2022, 2023 asnjë obligim financiar ndaj fermerëve dhe e njëjta do të ndodh edhe në vitin 2024.

💚Buxheti me projektet shtesë nga bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtar e kalon 100 milionshin, njëherit për të dytin vit me rradhë që përmbushim premtimin elektoral për 100 milionë euro.🤦‍♂️P.S: Në vitin 2020 u aprovua buxheti për vitin 2021 me 54 milionë euro, prej të cilave 41 milionë ishin obligime të vitit 2020

Powered by WordPress