Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dega e PDK-së në Shtime me reagim për problemin me ngrohje në shkolla: Dështim, faji bie mbi qeverisjen e paaftë – Po e pësojnë nxënësit

Dega e PDK-së në Shtime me reagim për problemin me ngrohje në shkolla: Dështim, faji bie mbi qeverisjen e paaftë – Po e pësojnë nxënësit

Dega e PDK-së në Komunën e Shtimes ka dalë me një reagim lidhur me ngrohjen nëpër shkolla, shkruan TV Arbëria.

Në reagim thuhet se dimri është afër dhe me këtë po e pësojnë nxënësit.

Tutje kritikohet qeverisja e VV-së në këtë komunë për dështim dhe mos zgjidhje të problemit.

“Shtime, 11 nëntor 2024 – Jemi në prag të dimrit dhe, me gjithë “përpjekjet e palodhura” të qeverisjes komunale, nxënësit e Komunës së Shtimes vazhdojnë të mërdhijnë nëpër klasa.
Shkollat mbeten pa furnizim me dru për ngrohje, duke i lënë nxënësit dhe mësimdhënësit në mëshirë të motit të ftohtë. Duket se kalendari i zyrtarëve komunalë funksionon ndryshe, pasi që nga data 15 tetor – kur sipas Rregullores Komunale të Arsimit do të duhej të ndizeshin kaldajat – kemi kaluar më shumë se 27 ditë, por furnizimi me dru ende nuk ka ndodhur.

Për këtë dështim, faji bie mbi qeverisjen e paaftë të Komunës së Shtimes, e drejtuar nga kryetari Qemajl Aliu, konkretisht mbi Drejtorinë e Arsimit, të udhëhequr nga Yllka Fejzullahu, UD. Lulzim Sahiti, dhe ndihmuar këtë herë nga UD e Zyrës së Prokurimit, Feride Rexhaj. Ky grup drejtuesish, të cilët në vend se të kujdesen për ngrohjen e shkollave, duket se janë më të angazhuar të zhvillojnë tendera të diskutueshëm, përmes të cilëve ky tender për dru u anulua pas një procesi të vlerësimit të dyshimtë dhe plot ankesa nga operatorë të ndryshëm ekonomik”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Reagim për media

MUNGESA E DRUNJVE PËR NGROHJE NË SHKOLLAT E KOMUNËS SË SHTIMES RREZIKON SHËNDETIN DHE MIRËQENIEN E NXËNËSVE

Shtime, 11 nëntor 2024 – Jemi në prag të dimrit dhe, me gjithë “përpjekjet e palodhura” të qeverisjes komunale, nxënësit e Komunës së Shtimes vazhdojnë të mërdhijnë nëpër klasa.

Shkollat mbeten pa furnizim me dru për ngrohje, duke i lënë nxënësit dhe mësimdhënësit në mëshirë të motit të ftohtë. Duket se kalendari i zyrtarëve komunalë funksionon ndryshe, pasi që nga data 15 tetor – kur sipas Rregullores Komunale të Arsimit do të duhej të ndizeshin kaldajat – kemi kaluar më shumë se 27 ditë, por furnizimi me dru ende nuk ka ndodhur.

Për këtë dështim, faji bie mbi qeverisjen e paaftë të Komunës së Shtimes, e drejtuar nga kryetari Qemajl Aliu, konkretisht mbi Drejtorinë e Arsimit, të udhëhequr nga Yllka Fejzullahu, UD.
Lulzim Sahiti, dhe ndihmuar këtë herë nga UD e Zyrës së Prokurimit, Feride Rexhaj. Ky grup drejtuesish, të cilët në vend se të kujdesen për ngrohjen e shkollave, duket se janë më të angazhuar të zhvillojnë tendera të diskutueshëm, përmes të cilëve ky tender për dru u anulua pas një procesi të vlerësimit të dyshimtë dhe plot ankesa nga operatorë të ndryshëm ekonomik.

Pasojat e këtij dështimi nuk janë të vogla meqë, nxënësit po përballen me kushte të vështira mësimi që rrezikojnë jo vetëm cilësinë e të nxënit, por edhe shëndetin e tyre. Me temperaturat që po bien gjithnjë e më shumë, mësimdhënësit dhe nxënësit e kanë të pamundur të zhvillojnë procesin arsimor, duke rezultuar në mungesa të mëdha të nxënësve dhe stafit shkollor për shkak të sëmundjeve që po shpërthejnë nga mungesa e ngrohjes. Mungesa e kujdesit për një aspekt kaq bazik të infrastrukturës shkollore është një papërgjegjësi e rëndë nga ana e qeverisjes komunale.

Është e paqartë se si buxheti i caktuar për ngrohjen e shkollave – që përfshin fondet dhe kodin specifik buxhetor për këtë qëllim – ka dështuar të përdoret për të furnizuar shkollat me dru në kohë, kur nevoja për to është e dukshme. Ky është një keqpërdorim i buxhetit publik, një dështim administrativ që tregon se, për zyrtarët tanë, prioritet nuk janë kushtet e nxënësve, por ndoshta tenderat dhe aktivitetet që janë në interes të vetë funksionarëve.

Kërkojmë nga Komuna e Shtimes dhe nga organet përkatëse të ndërmarrin hapa urgjentë për të zgjidhur këtë krizë, për të garantuar që shkollat të kenë një ambient të ngrohtë dhe të sigurt, ashtu siç meriton çdo nxënës dhe çdo mësues.

Powered by WordPress