Tre nga katër personat e lënduar në Ferizaj, që u theren me thikë nga një 59-vjeçar janë duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK.
Drejtori i kësaj klinike, Naser Syla tha se njëri nga të lënduarit e gjinisë femërore 10-vjeçare është në gjendje të rëndë, e cila është duke u trajtuar, kurse dy të tjerët janë në gjendje stabile.
Ndërsa Policia ka bërë të ditur se 4 persona janë therë me thikë në tri rrugë të ndryshme nga një person afër orës 16:00.