Para disa ditësh ka qarkulluar një video në rrugën Prishtinë-Besianë, ku shihej duke rënë një guri në drejtim të veturave, shkruan TV Arbëria.
Rreth këtij incidenti ekipi i TV Arbëria ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur informacione rreth rastit.
Dy qytetarët e anketuar kanë folur se si ka ndodhur rasti.
Njeri nga qytetarët ka thënë se krejt ngjarja ka ndodhur me planifikim nga punëtorët e rrugës.
“Nuk u shem ai vet, po kta e kanë marue venin, e kanë lshue venin, edhe janë dalë në djadhtë, në të majtë, që i kanë nal kerret, që mos me i ba dëmë kërkujna. Punëtorët e kanë siguruar venin për me lëshu ata…”
Një tjetër qytetarë ankohet për sigurinë e vozitësve.
“Kerret qarkullojnë nënstop. Çfarë sigurie munen me t’ba ata, kur munet me ra edhe natën guri…”
Për më shumë ndiqni videon e plotë: