Sot rreth orës 16:10 është djegur një shtëpi në rrugën Janina në Prizren, ku dyshohet se vlera e dëmit është rreth 300 mijë euro, shkruan TV Arbëria.
Këtë e ka bërë të ditur për TV Arbëria, Shaqir Bytyqi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Sot me datë 11.11.2024 rreth orës 16:10 përmes telefonit policia ka marr informat se në Rrugën Janina në Prizren është duke u djegur një shtëpi. zjarrfiksit, patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njesitin e hetimeve janë në vend ngjarje. Sipas infromatave nga vendngjarja zjarri ka përfshirë një shtëpi dhe dëmi material është shumë i madh”, tha Bytyqi.
Sipas raportit policor persona të lënduar nuk ka, dhe hetimet për të lokalizuar zjarrin po vazhdojnë.
“Zjarrëfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke lokalizuar zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme,sipas pronarit rreth 300.000 euro (treqind mijë), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë kqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive’, thuhet tutje në raportit e dërguar nga policia.