Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, e ka pritur në takim sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
“Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Antonello De Riu, diskutuan rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për përgatitjet e LDK-së për këto zgjedhje. Kryetari Abdixhiku ka folur edhe për tubimet entuziaste pjesë e “Turneu i Ndryshimit”, dhe që qytetarët gjithandej Kosovës po e kërkojnë ndryshimin që LDK po e ofron.”
Abdixhiku ka folur për rëndësinë e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit dhe angazhimin e LDK-së për të ofruar alternativa të besueshme dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët tanë.”
Abdixhiku e ka falënderuar ambasadorin De Riu për mbështetjen që Italia i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës.