Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Pal Leku, ky hajn i dëshmuar”, Durmishi rëndon gjuhën ndaj deputetit të AAK-së

“Pal Leku, ky hajn i dëshmuar”, Durmishi rëndon gjuhën ndaj deputetit të AAK-së

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, e ka quajtur deputetin e AAK-së, Pal Lekaj, “një hajdut të dëshmuar.”

Durmishi akuzoi Lekajn për krim dhe korrupsion në çdo projekt ku ai ka pasur ndikim, përfshirë rrugën Dollc – Gjakovë.

“Pal Lekaj, ky hajdut i dëshmuar tashmë edhe me vendim gjykate, del dhe flet për projekte infrastrukturore. Kudo ku ka prekur dora e tij përbën krim dhe korrupsion, përfshirë edhe rrugën Dollc – Gjakovë,” u shpreh Durmishi.

Ndërkohë, Lekaj në seancën e Kuvendit sot kritikoi qeverinë, duke thënë se zyrtarët shtetërorë janë zhytur në luks në një kohë kur qytetarët po përballen me inflacion të lartë.

“Kjo qeveri po rrezikon sigurinë energjetike, dhe furnizimi me energji elektrike pritet të përkeqësohet. Gjithashtu, nuk mund të injorojmë strukturimet për projekte kyçe infrastrukturore. Qytetarët meritojnë rrugë të sigurta dhe shkolla. Janë rritur shpenzimet për pozita administrative, duke krijuar më shumë vende pune për militantët e partisë dhe thelluar nepotizmin,” tha Lekaj.

Powered by WordPress