Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > SPAK heton bosin e call centrave Akeljan Brami, pastrim dhe transport parash me makina

SPAK heton bosin e call centrave Akeljan Brami, pastrim dhe transport parash me makina

SPAK po heton aktivitetin e dyshimtë të bosit të mashtrimit dhe vjedhjes me call centera, Akeljan Brami, për lidhje të shumëfishta me grupet kriminale në Evropë të trafikut të drogës, mashtrimit dhe vjedhjeve.

Akeljan Brami dyshohet se është një nga linjat kryesore të transportimit të thasëve me para të pista nga vendet e BE-së në Shqipëri, përmes importimit të makinave, në bashkëpunim me persona të tjerë, me ngarkesa të theksuara kriminale.

Për disa vite, Akeljan Brami ka ushtruar aktivitetin kriminal në fushën e mashtrimit të qytetarëve evropianë përmes një rrjeti call centrash në Tiranë. Nga ky aktivitet besohet se përvetësoi miliona euro, para të cilat i investoi në pasuri të paluajtshme si dhe në hapjen e disa kompanive për pastrimin dhe lëvizjen e parave të pista.

Akeljan Brami qëndron pas një karteli kompanish, ngritur me para të pista, mes të cilave Blue Taxi, Auto IN, Interactive Brokers, Global Marketing Connections, GLOBAL EDGE RESEARCH etj., me objekt në fushën mashtrimit me call centera, brokerimit, transportit të udhëtarëve, shërbimit taxi, import makinash, auto-servis të automjeteve, tregtimin me shumicë dhe pakicë të mallrave, shërbime të natyrës postare etj.

Brami ka hedhur miliona euro në biznesin e shërbimit taksi si dhe në biznesin e tregtimit të makinave në Maminas, para të cilat dyshohet se kanë si burim aktivitetin kriminal të mashtrimit me call centera.

Me shërbimin taksi dhe transportin e makinave dyshohet se kamuflohet një tjetër aktivitet kriminal, që është transporti i parave të pista të krimit të organizuar./Pamfleti

Powered by WordPress