Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dogana parandalon dy raste të kontrabandimit të mallrave në Han të Elezit, vlera afër 20 mijë euro

Dogana parandalon dy raste të kontrabandimit të mallrave në Han të Elezit, vlera afër 20 mijë euro

Dogana e Kosovës ka parandaluar dy raste të kontrabandimit të mallrave në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit.

Në rastin e pare janë konfiskuar 226 paketime parfumesh të markave të njohura me vlerë prej 13 mijë e 699 euro.

“Rasti 1: mbrëmë më ora 20:50, oficerët doganorë ndaluan një automjet me targa kosovare. Derisa pala kur u pyet nëse kishte diçka për të deklaruar, u përgjigj “Jo”. Gjatë një kontrolli të bagazhit dhe ndarjes së gomës rezervë, oficerët zbuluan 226 paketime parfumesh nga marka si të njohura , me një vlerë totale prej 13,699.70 €. Pas zbulimit mallrat janë konfiskuar dhe për momentin iu janë nënshtruar procedura të origjinalitetit të tyre.”

Ndërsa në rastin e dytë janë zbuluar 40 mijë cigare elektronike në vlerë prej 4 mijë e 340 euro.

“Rasti 2: mbrëmë në orën 22:45, një automjet targa të RMV u ndalua për kontroll. Pas deklarimit të shoferit se nuk kishte mallra për të deklaruar, oficerët kryen një kontroll të dytë dhe zbuluan 40,000 cigare elektronike me vlerë prej 4,340.00 €, të fshehura në pjesë të ndryshme të automjetit.”

“Të dy personat kanë shkelur Kodin e Doganës dhe të Akcizave të Kosovës. Rastet i janë referuar Sektorit të Kundërvajtjeve Doganore për veprime të mëtejshme ligjore, derisa sektori i Hetimeve është duke punuar në hetime shtesë. Dogana e Kosovës fton qytetarët të raportojnë çdo sjellje të dyshimtë ose joetike përmes numrit falas 0800 50095, duke mbrojtur kështu ekonominë dhe sigurinë e vendit.”

Powered by WordPress