Sipas informacionit të dhënë nga linja ajrore dhe rojet bregdetare italiane, fluturimi, që ishte nisur për në Shenzhen të Kinës, u përball me një goditje të papritur nga zogu, shkruan The Independent.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale treguan avionin Boeing 787-7 Dreamliner duke fluturuar në qiell, i rrethuar nga tymi dhe flakë që dilnin nga motori i tij i djathtë.
Për të siguruar uljen e sigurt, fluturimi i ishte nënshtruar një manovre emergjente, duke hedhur karburant mbi det për 54 minuta, për të reduktuar peshën e avionit. Fluturimi përfundoi me sukses në Romë, ku avioni u ul pa probleme.