Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Armend Muja nga Kuvendi thotë se qeveria ka ndarë 5 milionë për çerdhe

Armend Muja nga Kuvendi thotë se qeveria ka ndarë 5 milionë për çerdhe

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka lavdëruar buxhetin e vitit 2025.

 

Ai ka thënë se ky buxhet është i rritjes së zhvillimit ekonomik.

Muja ka thënë se 5 milionë euro janë ndarë për çerdhe të reja, pavarësisht se qeveria ka dështuar ta mbajë këtë premtim.

“Janë katër aspekte që trajtohen këtu: përmirësimi dhe zgjerimi i qasjes në arsim. Janë 5 milionë euro që dedikohen për çerdhe të reja. Buxheti parasheh 25 milionë euro për ata që kyçen për herë të parë në tregun e punës. Prioriteti për përmirësim të shëndetësisë, buxheti parsheh buxhet rekord rekord për shëndetësi, tejkalon 370 milionë euro”, tha ai.

Powered by WordPress