Ai ishte ndaluar më 8 nëntor nga Njësia Rajonale e Komunikacionit për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, derisa gjatë legjitimimit, i dyshuari kishte tentuar të shmangte gjobën duke tentuar t’i ofronte 10 euro policit.
Ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është hapur rast dhënia e ryshfetit.
“I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, ndërsa kartëmonedha prej 10 eurosh u sekuestrua si provë materiale. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është hapur rast “dhënia ryshfeti,” dhe ai u ndalua për 48 orë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në ruajtjen e standardeve më të larta të integritetit dhe transparencës”, thuhet në komunikatën policore.