Analisti politik Afrim Kasolli ka thënë se gradualisht po qartësohet plani i presidentit Donald Trump, për luftën në Ukrainë, shkruan TV Arbëria.
Siapas Kasollit Trump me skenarin e tij po ushtron presion mbi vendet evropiane.
“Po qartesohet gradualisht plani i Presidentit Trump per ta “ndalur” luften ne Ukraine. Nëpërmjet ketij skenari ne fakt ai me shumë eshte duke ushtruar presion mbi vendet evropiane, se sa qe njemend ka nje plan imidiat se si ta ndale ate”, k ashkruar Kasolli.
Krejt kjo sipas analistit për t’i detyruar vendet evropiane anëtare të NATO-së t’i shtojnë shpenzime e tyre mbrojtëse.
Shkrimi i plotë i tij:
Po qartesohet gradualisht plani i Presidentit Trump per ta “ndalur” luften ne Ukraine. Nëpërmjet ketij skenari ne fakt ai me shumë eshte duke ushtruar presion mbi vendet evropiane, se sa qe njemend ka nje plan imidiat se si ta ndale ate. Thjesht t’i detyroje vendet evropiane anetare te NATO-se ti shtojne shpenzime e tyre mbrojtese deri ne 3 përqind te GDP dhe per ta armatosur Ukranien duke kontribuar me 80% përqind te ndihmes ushatarke per ate shtet, por po ashtu me kusht qe ato arme te blehen nga SHBA. Pra ne njeren te behet blerja e sistemit modern te armatimit nga Amerika per Ukranien si kërcënim per Rusine , kurse ne anen tjeter te mbahen hapur kanalet diplomatike per dialog me Rusine.