Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pal Lekaj: Donika Gërvalla, ministrja më e dështuar e të gjitha kohërave

Pal Lekaj: Donika Gërvalla, ministrja më e dështuar e të gjitha kohërave

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj potencoi për Expose, se Kosova po përfaqësohet nga tre mashtrues, ku sipas tij tentuan që në sekondat e fundit t’i hedhin hi syve edhe faktorit ndërkombëtar.

Lekaj me shumë bindje dhe se për katër vite Kosova s’ka pasë diplomaci dhe sipas tij Donika Gërvalla do të mbahet mend si ministrja më e dështuar qysh nga shpallja e pavarësisë.

“Ne nuk kemi pasë diplomaci të jashtme, kemi pasë ngecje në çdo aspekt. Kemi pasë dështim total të këtij digasteri që është me rëndësi jetike për bashkëpunim ndërkombëtar. Edhe pse janë zotuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, tre liderët tanë dëshiruan që në sekondat e fundit ta “mashtrojnë” faktorin ndërkombëtar , por kjo nuk kaloi. Ministrja Gërvalla do të mbahet mend për mos punë, mos diplomaci dhe mund të them që ka qenë një ndër ministritë më të dështuara pas pavarësisë së Kosovës”, tha Lekaj.

Lekaj i AAK-se thotë se Kurti është arsyeja që Kosova gjendet në këtë situatë, që sipas tij, është shqetësuese dhe e dhimbshme për qytetarët e Kosovës.

“Ne e kemi potencuar çdo herë që sanksionet i dëmtojnë qytetarët e Kosovës, nuk e dëmton Kurtin, por kemi një Qeveri të dështuar ku për herë të parë ne kemi sanksione nga Bashkimi Evropian që kanë investuar mjaft në Kosovë. Kjo Qeveri dhe ky kryeministër i ka detyruar që ky kryeministër i kanë detyruar që të na vënë sanksione. Marrëveshjet ndërkombëtare duhet të implementohen, ose më mirë të themi që nga fillimi se jemi kundër këtyre marrëveshjeje. Sjellja e Kurtit na ka sjellë në këtë gjendje që jemi tani”, përfundoi ai për “Expose”, prodhim i GazetaBlic.

Powered by WordPress