Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gazmend Muhaxheri i falë personat që e sulmuan, ndërmjetësues u bë Xhavit Haliti

Gazmend Muhaxheri i falë personat që e sulmuan, ndërmjetësues u bë Xhavit Haliti

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ka falur persona që e sulmuan javë më parë.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i Muhaxherit, Dukagjin Kerveshi.

Ai tha se kjo u bë me ndërmjetësimin e Xhavit Halitit dhe Vehbi Shalës.

“Me kerkesen e familjareve te sulmuesve dhe me ndermjetesimin e miqeve z. Xhavit Haliti dhe z.Vehbi Shala, sot pas nje takimi të kërkuar nga familjaret e sulmuesve, Kryetari i Pejes, z. Gazmend Muhaxheri ka vendosur që t’i fal sulmuesit per sulmin ndaj tij. Drejtesia te beje punen e saj, por kryetari Gazmend Muhaxheri nuk do ti ndjek te njejtit penalisht ne procedure penale dhe se heq dore nga kerkesat eventuale pasurore ndaj tyre ne procedure gjyqesore. Duke respektuar miqet që kanë fasilituar komunikimin, kryetari Muhaxheri ka vendosur si me larte. Andaj, me autorizimin e kryetarit Muhaxheri njoftojme gjitha palet e interesuara se z Muhaxheri i ka falur te njëjtit”.

Powered by WordPress