Dushi ka thënë se synon të jetë një zë i fortë dhe i qartë për interesat dhe aspiratat e qytetarëve.
“Me përkushtim të veçantë dhe angazhim maksimal, do të punoj për të përfaqësuar nevojat, kërkesat, dhe vizionin tonë të përbashkët për ndryshim dhe progres të qëndrueshëm. Prandaj, ju ftoj, që me 9 shkurt t’i hapim rrugë ndryshimit, zhvillimit dhe integrimit të vendit tonë të dashur!”, ka shkruar Dushi.
Postimi i tij:
Me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë ndaj të gjithë juve, kam vendosur të kandidoj për deputet nga radhët e LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit✅.
Prandaj, ju ftoj, që me 9 shkurt t’i hapim rrugë ndryshimit, zhvillimit dhe integrimit të vendit tonë të dashur!
Duke besuar në vlerat dhe programin që ne si parti përfaqësojmë synoj të jem një zë i fortë dhe i qartë për interesat dhe aspiratat e gjithë qytetarëve të vendit pa dallim.
Me përkushtim të veçantë dhe angazhim maksimal, do të punoj për të përfaqësuar nevojat, kërkesat, dhe vizionin tonë të përbashkët për ndryshim dhe progres të qëndrueshëm. Prandaj, ju ftoj, që me 9 shkurt t’i hapim rrugë ndryshimit, zhvillimit dhe integrimit të vendit tonë të dashur!