Ndërroi jetë në moshën 80 vjeçare Hilmije G. Kelmendi, nëna e Gjeneralit Gramoz Kelmendit, i cili ishte shtylla kryesore e komunikimit të UÇK-së dhe NATO-s, një figurë atdhetare që bëri e sakrifikoi shumë për lirinë e Kosovës.
E ndjera kishte sakrifikuar çdo gjë për të edukuar fëmijët që të sakrifikohen për lirinë e atdheut.
Me respekt të madh ceremonia e varrimit të nënës heroinë u bë sot në varrezat e lagjjes Kelmendi në fshatin Balincë.