Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se diaspora është dhe sipas tij do të mbetet një nga asetet më të çmuara të Kosovës.
Ai në një shkrim në Facebook, ka shkruajtur se me mbi 3 miliardë euro remitanca që vijnë përmes kanaleve zyrtare dhe shpenzimeve që diaspora bën në Kosovë tha se pa këtë kontribut të tyre Kosova nuk do te ishte as afër nivele aktuale, përcjell Ekonomia Online.
Gërxhaliu ju bën thirrje diasporës që të mos i lejon partitë politike ti shfrytëzojnë si mjet për pushtet.