Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Largohet anija që solli mbetjet e dyshuara toksike në Durrës, pritet analizimi i kontejnerëve

Largohet anija që solli mbetjet e dyshuara toksike në Durrës, pritet analizimi i kontejnerëve

Anija “Moliva” me flamur turk, në ngarkesë të se cilës kishte 199 kontejnerë, 102 prej të cilave të dyshuara si ngarkesë e rrezikshme, pasi ka përfunduar shkarkimin është larguar nga Porti i Durrësit në drejtim të Gioia Tauro (Itali) për të vijuar aktivitetin e saj tregtar.

Ndërsa 102 kontejnerët janë stacionuara në një zonë të Porto Romanos, tashmë të sekuestruara me vendim të Prokurorisë së Durrësit. Ato po mbikëqyren nga Policia dhe kamera të instaluara në zonë, raporton A2 CNN.

Pritet që të vijohet me ekspertimin e mallit brenda kontejnerëve, proces i cili do të realizohet në laboratorë të përshtatshëm për këtë proces, për të hedhur dritë nëse kemi apo jo të bëjmë me mallra të rrezikshëm, ashtu si kundër hedh dyshimet organi i akuzës dhe organizata mjedisore ndërkombëtare.

Powered by WordPress