Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Avdullah Hoti: Lidhja Demokratike e Kosovës, do ta udhëheq qeverinë e ardhshme, nuk ka hapsirë bashkëpunimi me LVV-në

Avdullah Hoti: Lidhja Demokratike e Kosovës, do ta udhëheq qeverinë e ardhshme, nuk ka hapsirë bashkëpunimi me LVV-në

Ish kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, është i bindur se Lidhjes Demokratike të Kosovës do i rikthehet besimi i qytetarëve.

Hoti thekson se qeveria Kurti nuk e kanë meritu mbështetjen që e kanë marrë në vitin 2021.

“Unë jam i bindur që do të na kthehet besimi, sepse ne sfidën kryesore si një parti politike e kemi që të kthejmë besimin e qytetarëve, të kthejmë votuesit të cilët në vitin 2021 pa të drejtë nuk na e dhanë besimin atëherë. Në punën që kemi bërë gjatë këtyre katër viteve në opozitë, jemi mundu të bëjm një opozitë të strukturar të argumentuar, të gjithë kolegët pa përjashtim në të gjitha fushat. Dhe kam besim me shpresë, në vecanti duke parë qeverisjen për gjatë këtyre katër viteve që për mendimin tim e bënë të qartë që këta njerëz janë jo kompetent dhe nuk e kanë meritu atë mbështetje që e kanë marrë në vitin 2021”, tha ai.

Ndër të tjera ai thekson që Lidhja Demokratike e Kosovës, do ta udhëheq qeverinë e ardhshme por pa Lëvizjen Vetvendosje.

“Unë nuk besoj që dikush mund të ketë përceptim të mirë pozitiv për formën që është qeverisë vendi, se si është menaxhu në procesin e dialogut në mardhëniet me jashtë me politikën ndërkombëtare ose me proceset tjera. Propaganda e qeverisë dhe e ksaj mazhornce vazhdon me qenë aktive në këtë drejtim. Por njerëzit janë duke parë së pari në xhepin e vet në buxhetin e familjes së vet, secili e dinë se sa ka pasur të ardhura më herët dhe sa ka sot. Postimet e ministrës së jashtme që u bënë publike gjatë kësaj kohe janë të papranueshme dhe e turpërojnë Kosovën. Unë jam i bindur që do të ketë ndryshim, jam i bindur që do të ketë një qeveri të re, jam i bindur që do të ketë një qeveri të re pa LVV-në. Jam i bindur që ne do ta udhëheqim qeverinë e ardhshme me një energji të re. Ne do të arrijmë të marrim besimin e mjaftueshëm të qytetarëve për ti prirë vendit për të bërë qeverinë e ardhshme. Unë pres që gara mund të jetë e ngushtë nuk jemi pa gjasa, jemi me gjasa bukur të mira”, u shpreh Hoti.

Powered by WordPress