Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në rrjetin social Facebook, ka publikuar një bisedë ndërmjet Adem Grabovcit, Vlora Çitakut, dhe Bahri Hysenit, shkruan TV Arbëria.
Në bisedën e publikuar, Adem Grabovci dëgjohet duke e ‘lutur’ nënkryetaren e PDK-së Vlora Çitakun që ta marrë një person si praktikantë. Ndryshe, Grabovci do të kandidojë për deputetë të PDK-së, ku në bisedën e përgjuar dëgjohet duke thënë se nuk ka konkurruar, ndërkaq Bahri Hyseni i kundërpërgjigjet duke i thënë se në listë është i shkruar emri i tij.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon më poshtë: