Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Peci takon fermerin nga Dashinoci i Deçanit, thotë se përfitoi grant 99 mijë euro

Peci takon fermerin nga Dashinoci i Deçanit, thotë se përfitoi grant 99 mijë euro

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, këtë të shtune ka udhëtuar për në Deçan, ku është takuar me fermerin Besfort Mustafaj nga fshatin Dashinoc.

Peci ka treguar se Mustafaj është përfitues i grantit në vlerë prei 99 mijë euro për ngritjen e kapacitetit të fermës.

“Në fshatin Dashinoc të Komunës së Deçanit, Besfort Mustafaj është përfitues i grantit në vlerë prej 99.000 euro për ngritjen e kapacitetit të fermës. Nga gjithsej 43 krerë lopë që ai mbarështon, 35 të tilla janë qumështore me një kapacitet ditor të prodhimit prej 650 litrash. Ai gjithashtu kultivon edhe grurë rreth 15 hektar, 13 hektar misër si dhe 5 hektar jonxhe. I gjithë zinxhiri i funksionimit të sektorit të blegtorisë subvencionohet duke filluar nga cdo litër qumësht të prodhuar në Kosovë për 0,07 cent për litër, duke subvencionuar për herë të parë vicat dhe mështjerrat për majmëri me 25 euro për krerë si dhe duke mbështetur me 50 euro cdo therrje të raportuar të gjedheve.” – ka shkruar Peci.

Ai tutje ka thënë se është rritur për rreth 30 % mbështetjen financiare për lopët qumështore, dhe sipas tij vetëm përmes programeve të realizuara deri më tani 18,3 milionë euro është vlera financiare e mbështetjes për këtë kategori.

“Sektorin e blegtorisë kemi vazhduar që ta përkrahim edhe përmes granteve ku vetëm për dy programe vlera e përkrahjes arrin 22,5 milionë euro, ku si rrjedhojë e kësaj mbështetjeje janë krijuar 329 vende të punës. Për ngritje të fondit blegtoral 827 është numri i lopëve të blera direkt përmes përkrahjes shtetërore ndërsa falë investimit në zgjërim dhe ngritje të kapaciteteve të fermave, numri i gjedheve të shtuara është 1615 sosh.” – ka përfunduar Peci.

Powered by WordPress