Koreja e Veriut ka nisur një fushatë për bllokimin e sinjaleve të Sistemit Global të Pozicionimit (GPS), duke ndikuar në punën e anijeve dhe avionëve, tha të shtunën ushtria e Koresë së Jugut.
Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut (JCS) i këshilloi anijet dhe aeroplanët që veprojnë në Detin Perëndimor, të jenë të kujdesshëm pasi Koreja e Veriut po pengon sinjalet e GPS-së.
JCS-ja i bëri thirrje Koresë së Veriut t’i ndalë menjëherë provokimet dhe e paralajmëroi se ajo do të mbahet përgjegjëse për këto veprime.
GPS-ja është një rrjet i sateliteve dhe marrësve që përdoret për navigacion.
Tensionet midis Koreve janë rindezur që nga fundi i majit, kur Koreja e Veriut filloi të lëshonte balona me mbeturina në drejtim të Jugut, duke e shtyrë Korenë e Jugut të riniste transmetimet propagandistike me altoparlantë.
Ekspertët e aviacionit thanë se fushata e balonave me mbeturina e Koresë së Veriut, lëshimet e raketave dhe tani pengimi i sinjaleve të GPS-it kanë rritur rreziqet në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, duke e vështirësuar operimin e linjave ajrore.
Pengesat e shkaktuara nga fushata e balonave po rriten edhe nga shenjat e shtuara të ndërhyrjes në GPS.
Mes 29 majit dhe 2 qershorit, rreth 500 avionë dhe qindra anije përjetuan probleme me GPS-in, njoftoi Qeveria e Koresë së Jugut. Ajo u ankua në organin e aviacionit të OKB-së, ICAO, i cili e paralajmëroi Korenë e Veriut të ndalej./RELSeuli e akuzon Korenë e Veriut për pengimin e sinjaleve të GPS-it
Koreja e Veriut ka nisur një fushatë për bllokimin e sinjaleve të Sistemit Global të Pozicionimit (GPS), duke ndikuar në punën e anijeve dhe avionëve, tha të shtunën ushtria e Koresë së Jugut.
Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut (JCS) i këshilloi anijet dhe aeroplanët që veprojnë në Detin Perëndimor, të jenë të kujdesshëm pasi Koreja e Veriut po pengon sinjalet e GPS-së.
JCS-ja i bëri thirrje Koresë së Veriut t’i ndalë menjëherë provokimet dhe e paralajmëroi se ajo do të mbahet përgjegjëse për këto veprime.
GPS-ja është një rrjet i sateliteve dhe marrësve që përdoret për navigacion.
Tensionet midis Koreve janë rindezur që nga fundi i majit, kur Koreja e Veriut filloi të lëshonte balona me mbeturina në drejtim të Jugut, duke e shtyrë Korenë e Jugut të riniste transmetimet propagandistike me altoparlantë.
Ekspertët e aviacionit thanë se fushata e balonave me mbeturina e Koresë së Veriut, lëshimet e raketave dhe tani pengimi i sinjaleve të GPS-it kanë rritur rreziqet në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, duke e vështirësuar operimin e linjave ajrore.
Pengesat e shkaktuara nga fushata e balonave po rriten edhe nga shenjat e shtuara të ndërhyrjes në GPS.
Mes 29 majit dhe 2 qershorit, rreth 500 avionë dhe qindra anije përjetuan probleme me GPS-in, njoftoi Qeveria e Koresë së Jugut. Ajo u ankua në organin e aviacionit të OKB-së, ICAO, i cili e paralajmëroi Korenë e Veriut të ndalej./REL