Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Raporti nëntëmujor i Policisë: Bie numri i vrasjeve, grabitjeve e aksidenteve – rriten ato të dhunës në familje

Raporti nëntëmujor i Policisë: Bie numri i vrasjeve, grabitjeve e aksidenteve – rriten ato të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka thënë se ka shënuar rënie numri i veprave penale që janë kryer nga janari në shtator të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritje të rasteve ka vetëm për dhunë në familje.

Krahasuar me vjet, numri i këtyre rasteve ka shënuar rritje për 4.4 përqind.

“Dhuna në familje, nga 1897, në 1981, rritje për 4.4%”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Tek veprat tjera, ka rënie të rasteve. Vrasje vjet në këtë periudhë kanë qenë 25, e sivjet 14.

Në komunikatë thuhet se ka rënë edhe numri i rasteve të grabitjeve, vjedhjeve, lëndimeve trupore, derisa rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje për 4.4 përqind.

“Është shënuar ngritje në shkallën e zbulimit të përgjithshme të rasteve për 1.18 %. Gjatë kësaj periudhe kohore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri I urdhëresave të gjykatave të realizuar është rritur për 14.8%, ose nga 14170, në 16263”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia ka ofruar të dhëna edhe për trafikun rrugor, ku thotë se numri i aksidenteve në përgjithësi ka rënë për 2.4 përqind. Rritje ka të gjobave në trafik, për gati 100 mijë.

“Numri i aksidenteve me fatalitet, ka shënuar rënie nga 76, në 65, rënie për -14.5%”, thuhet në komunikatë.

Më poshtë gjeni krahasimin:

Vrasjet nga 25 raste në 14 raste, rënie -44%,

Lëndim i rëndë trupor, nga 167, në 163, rënie për -2.4%,

Lëndim i lehtë trupor, nga 2011, në 1996, rënie për -0.75%,

Vjedhjet kanë shënuar rënie nga 3134, në 2825, rënie për -9.9%,

Vjedhjet e rënda kanë shënuar rënie nga 2082, në 1592, rënie për -23.5%,

Grabitjet kanë shënuar rënie nga 65, në 57, rënie për -12.3%,

Dhuna në familje, nga 1897, në 1981, rritje për 4.4%.

 Është shënuar ngritje në shkallën e zbulimit të përgjithshme të rasteve për 1.18 %.

 Gjatë kësaj periudhe kohore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i urdhëresave të gjykatave të realizuar është rritur për 14.8%, ose nga 14170, në 16263.

Numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rënie nga 17424, në 17005, rënie për – 2.4%,

Numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rënie nga 17424, në 17005, rënie për – 2.4%, Numri i aksidenteve me dëme materiale, ka shënuar rënie nga 10889, në 10795, rënie për -0.86%,

Numri i aksidenteve me lëndime, ka shënuar rënie nga 6459, në 6145, rënie për -4.86%,

Numri i aksidenteve me fatalitet, ka shënuar rënie nga 76, në 65, rënie për -14.5%,

Numri i gjobave në trafik ka shënuar rritje nga 480310, në 583014, rritje për 21.4%.

Gjatë kësaj periudhe kohore:

Numri i armëve të konfiskuar është rritur nga 939, në 1186, ose 26.3 %,

Numri të personave të arrestuar është rritur për 5.3 %,

Numri të personave të ndaluar në Qendrat e ndalimit është rritur për 15.3 %.

Powered by WordPress